Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i fortë mes Erik Lloshit dhe Kristi Lamaj.

Eriku i është afruar afër në fytyrë Kristit dhe i është shprehur se nuk e ke idenë se me kë ka hapur luftë.

Ndërkohë nga ana tjetër Kristi është shprehur ‘a do vish të më hash syrin e tretë’, dhe kjo gjë e ka agravuar situatën duke ndërhyrë dhe banorët e tjerë për të shmangur konfliktin e mundshëm fizik.

Miri ka marrë Erikun më vete dhe e ka këshilluar që të mos merret më me Kristin.

“Më jep fjalën, le të komentoj, kafsho gjuhën, hajde me veten”, i thotë ai banorit, ku ky i fundit i përgjigjet: “Iku mbaroi, nuk e përballon dot më shumë se unë”.

Pjesë nga diskutimi mes Mirit dhe Erikut:

Miri: Mos komento!

Erik: Ti e di që unë jam me disa gjëra.

Miri: Më jep fjalën, le të komentoj, kafsho gjuhën, hajde me veten.

Erik: Iku mbaroi, nuk e përballon dot më shumë se unë.

Miri: Mirë pra mos e trego se e tregon.

Erik: Kështu jam more, kështu kam lindur.

Miri: Mbaje veten ose ik.

Erik: Iki që tani.

Miri: Jo tani se dukesh i dobët kur del.