Marc Anthony ka thyer më në fund heshtjen lidhur me deklaratën bombë të Brooklyn Beckham, duke këmbëngulur se mënyra si është paraqitur konflikti familjar “nuk është aspak e vërteta”.
Këngëtari i famshëm foli publikisht tre javë pasi Brooklyn publikoi një deklaratë të ashpër prej gjashtë faqesh në Instagram, ku njoftoi se po ndërpriste marrëdhëniet me prindërit e tij David dhe Victoria Beckham.
Në qendër të deklaratës së Brooklyn ishte pretendimi se nëna e tij Victoria i kishte “rrëmbyer” kërcimin e parë me bashkëshorten Nicola Peltz gjatë dasmës së tyre në vitin 2022, kur Marc Anthony. i cili po performonte në ceremoni e kishte thërritur në skenë të kërcente me nënën e tij.
Brooklyn pretendoi se nëna e tij kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme me të përpara të gjithëve.
“Nuk jam ndjerë kurrë më pa rehat apo më i poshtëruar në gjithë jetën time”.
“Unë nuk kam asgjë për të thënë për atë që po ndodh me familjen. Ata janë një familje e mrekullueshme. I njoh që përpara se fëmijët të lindnin. Jam kumbar i Cruz-it,” tha këngëtari, duke iu referuar djalit të vogël të Beckhamëve, 20-vjeçarit Cruz.
“Jam shumë i afërt me familjen,” shtoi ai në një intervistë për The “Hollywood Reporter”. “Por nuk kam asgjë për të thënë për atë që ndodhi aty. Është shumë e pafat mënyra si po zhvillohet, por kjo që po tregohet nuk është aspak e vërteta.”


