Amber Kend ishte një ditë më parë në rubrikën “Pa Filtra” në “E Diell”, ku i habiti të gjithë me kërkesën që kishte. Ajo u shpreh se kishte dëshirë që të ‘shprehej’ dhe donte të bënte rolin e opinionistes.
Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, bëri një analizë të shpeshtë dhe vendosi që t’i lëshonte vendin e saj.
“Do të bëj unë një analizë. Meqenëse Shqipja ka hallin e puplave, profesorin e kemi me kimet, Françeska na ka munguar një puntatë, mund ta konsideroj unë”, tha Doçi.

Kjo e fundit e pyeti se çfarë do bënte ndryshe, që ajo t’i lironte vendin e saj. Amber u shpreh:
“Një figurë e re mund të thotë gjëra të tjera”.
Pas kësaj, Erjola u ngrit në këmbë dhe shkoi drejt publikut, aty ku qëndroi përgjatë puntatës së “Pa Filtra”.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Unë Amber e njoh si personazh publik, flet për tema të ndryshme sociale. Jam kurioze qe mirë e ka sjellë sot
Amber: Sot kisha dëshirë të shprehesha, të flisja dhe doja të bëja rolin e opinionistes.
Erjola: Do improvizosh diçka?
Amber: Mendoj që është një hall pak i vështirë përsa iu përket juve, por që duhet t’a zgjidhni midis njëri-tjetrit.
Françeska: Unë them para se të pranojmë në juri, duhet të na tregosh pak për veten tënde. Të dimë pak kush është Amber?
Amber: Amber është një gocë që merret me fashion dizajn. Kam grimuar shumë këngëtarë shqiptarë dhe tani jam në një moment pauze. Jam në një udhëkryq që duhet të marr një drejtim prapë të jetës sime.
Erjola: Profesional udhëkryqi apo në jetë?
Amber: Profesional. Përsa i përket jetës sentimentale jemi në rregull në të gjitha anët.
Shqipja: Ngaqë Amber ka ngelur momentalisht në atë udhëkryq, ka ardhur për të bërë rolin e opinionistes, këtë do të thuash? Do t’i zësh vendin ndonjërës nga gocat? Unë mendoj te Françeska dhe Erjola. Nuk më lë fustani me pupla që të eci sot.
Erjola: Do të bëj unë një analizë. Meqenëse Shqipja ka hallin e puplave, profesorin e kemi me kimet, Françeska na ka munguar një puntatë, mund ta konsideroj unë. Por do të bëj një pyetje, nëse unë ngrihem dhe ta liroj vendin sot si opinioniste, çfarë do bësh ti ndryshe?
Amber: E para, do të jem mirënjohëse se po i zë vendin femrës më të bukur të “Pa Filtra”. E dyta, ti tani thua që do më kthesh nderin?
Erjola: Jo, unë kam nevojë të di ça servir ti përderisa e do këtë gjë. Se nuk e lirojmë kollaj
Amber: Një figurë e re mund të thotë gjëra të tjera.