George Clooney dhe Adam Sandler u bënë qendra e vëmendjes gjatë premierës së filmit të tyre të ri “Jay Kelly”, e cila u mbajt në Kaliforni.

Momenti më gazmor i mbrëmjes ishte kur 64-vjeçari, me humorin që e karakterizon, vendosi me shaka dorën mbi të pasmet e Sandler, duke shkaktuar të qeshura në tapetin e kuq.

Clooney, i cili luan rolin kryesor në projekt, u shfaq në tapetin e kuq krah kolegut të tij, Adam Sandler (59 vjeç), dhe aktores Riley Keough, e cila luan Jessica Kelly-n në film.

Aktori i famshëm i Hollywood-it zgjodhi një kostum gri elegant me këmishë të zezë, ndërsa Sandler preferoi një kostum blu të errët, gjithashtu me këmishë të zezë dhe atlete, një zgjedhje që i dha pamjes së tij një prekje të thjeshtë por të veçantë.

Nga ana tjetër, 36-vjeçarja mahniti publikun me një fustan të shkurtër të zi pa rripa dhe një xhaketë sateni, duke tërhequr sytë e mediave. Ndërkohë, bashkëshortja e Sandler, Jackie, mori pjesë në premierë e veshur me një fustan të zi me dantella, ndërsa mungesa e Amal Clooney, bashkëshortes së aktorit të njohur, u vu menjëherë re nga mediat.

Filmi, i drejtuar nga Noah Baumbach dhe bashkëshkruar nga Emily Mortimer, ndjek historinë e dy miqve të mesëm që përpiqen të rizbulojnë shpirtin e tyre rinor gjatë një fundjave plot ngjarje, duke reflektuar mbi realitetin e moshës dhe rritjes.

George Clooney interpreton rolin e Jay Kelly-t, një aktor që reflekton mbi karrierën e tij dhe përballet me pyetjen ekzistenciale nëse gjithmonë “luan vetveten”. Në film, personazhi i tij shfaqet i brishtë dhe i sinqertë, duke sjellë një performancë që shumë kritikë e kanë cilësuar si një ndër më autentiket e Clooney-t në vitet e fundit.

Në një intervistë për Variety, aktori reagoi ndaj komenteve të kritikëve që e akuzojnë për mungesë shumëllojshmërie në role:

“A thonë njerëzit se unë luaj gjithmonë vetveten? Nuk më intereson aspak,” – u shpreh Clooney me humor, duke shtuar: “A e keni provuar ndonjëherë të luani veten? Është më e vështirë nga sa mendoni”.

Ai kujtoi gjithashtu fillimet e tij në karrierë, duke theksuar se fama e vërtetë erdhi në moshën 33-vjeçare, kur u bë pjesë e serialit të njohur “ER”:

“Kuptova se sa kalimtare është fama dhe sa pak lidhje ka ajo me ty si njeri”, përfundoi Clooney.