Princ Harry ka shkaktuar polemika të reja pas paraqitjes së tij surprizë në “The Late Show with Stephen Colbert”. Ai bëri shaka për Donald Trump dhe politikën amerikane, diçka që, sipas ekspertëve, ka tronditur Mbretin Charles dhe Princin William.

Gjatë një skeçi komik, Princ Harry u shfaq duke “audicionuar” për rolin e një princi në një film të tipit Hallmark.

Por momenti që shkaktoi bujë ishte batuta e tij se “Amerika zgjodhi një mbret”, duke iu referuar Trump-it, një shaka që u prit me fishkëllima në sallë.

Ekspertët mbretërorë e cilësuan performancën si “të turpshme” dhe “të rrezikshme”, duke paralajmëruar se përfshirja e Harry-t në politikën amerikane mund të dëmtojë rëndë imazhin e familjes mbretërore.

Sipas autorit Phil Dampier, Charles dhe William “do të jenë të tmerruar”, ndërsa ai sugjeron se Harry duhet të humbasë titujt, pasi “tani është thjesht një figurë Hollywood-i”.

Edhe PR-eksperti Mark Borkowski e quajti paraqitjen “të dëshpëruar”, duke thënë se Harry po përpiqet më kot të krijojë një identitet të ri në SHBA, ndërsa ende shfrytëzon famën mbretërore.

Ndërkohë, debati shpërtheu në të njëjtën kohë që “Daily Mail” raportoi se babai i Meghan Markle, Thomas Markle, po lufton për jetën pas një operacioni urgjent, çka e bëri shfaqjen “akoma më të papërshtatshme”, sipas ekspertëve.

Princi Harry nuk e komentoi situatën familjare, ndërsa Meghan publikoi në “Instagram” një video promovuese për daljen e tij në emision.