Ky prime ka nisur me debate të ashpra, ku protagonistë kryesorë ishin Rogerti dh Selin.
Rogerti ka folur me fjalë të ashpra për banoret, teksa sot ai ka dalë nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin në shtëpi.
Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.
Pas këtyre deklaratave opinionistja Monika Kryemadhi ka kundërshtuar me tone të ashpra për deklaratat e Rogertit.
Monika: Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.
Rogerti: Hapeni derën. (Largohet.)
