Shfaqjet live kanë gjithmonë të papritura, por kur je Shakira, çdo rrëzim shndërrohet në spektakël. Gjatë koncertit të saj në Bell Centre, Montreal, si pjesë e turit botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, këngëtarja e famshme humbi ekuilibrin dhe ra në skenë gjatë performancës së “Whenever, Wherever”.

Videoja e momentit u bë virale brenda orësh dhe fansat shpërthyen në mbështetje për yllin kolumbian. Pavarësisht rrëzimit, 48-vjeçarja u ngrit menjëherë, si një profesioniste e vërtetë, dhe vazhdoi kërcimin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

 “Një legjendë e qëndrueshmërisë! Edhe kur bie, Shakira bie me stil”, shkruante një koment në rrjet.

Vetë artistja e ndau momentin në “Instastory” me humor, duke treguar se as ky incident nuk i prish dot energjinë.