Zonja e parë e SHBA, Melania Trump, rrëmbeu gjithë vëmendjen me zgjedhjen e saj, duke u paraqitur me një fustan të verdhë të markës “Carolina Herrera” gjatë darkës zyrtare në Kështjellën e Windsor, pranë Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla.
Fotot ku ajo shfaqet pranë bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, ngritën debate në rrjet për veshjen e saj të guximshme.
Fustani i gjatë që prekte dyshemenë, nganjëherë dukej i verdhë i ndritshëm, e nganjëherë merrte një nuancë më të lehtë. Por ishte rripi, ai që u komentua më shumë, a ishte rozë e lehtë apo ngjyrë vjollcë?
Një burim pranë Zonjës së Parë, ka zbuluar për “Daily Mail” që fustani ishte në të verdhë “buttercream” me një rrip ngjyrë “Easter purple”.
Ekspertët e modës gjithashtu theksuan se ngjyra e verdhë shpesh lidhet me optimizmin, duke vënë në dukje se Princesha e Uellsit po ashtu kishte zgjedhur një fustan të gjatë me dantella të artë.
Megjithatë, disa kritikë vënë në dukej se kombinimi i fustanit të guximshëm me rripin ngjyrë livando dhe vathët smerald, i jepnin Melania Trumo një pamje pak të ngarkuar.