I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si u veshën ata në natën e parë, kush shkëlqeu dhe kush jo?

Si e komenton veshjen e Kiara Titos në episodin e parë të “Big Brother Fan Club”?

Kiara më pëlqeu shumë. Do i vija “Big Brother Fan Club” notën 7 nga 10. Edhe 7 e ka falë Kiarës. Jo se jam unë stilisti që e vesh Kiarën momentalisht. “Big Brother Fan Club” është një emision shumë ‘tricky’, ti duhet të zgjedhësh veshjen e duhur për atë orar në të cilin transmetohet. Publiku që po të sheh mund të jetë me pizhame, mund të jetë duke bërë drekën dhe ti duhet të jesh pak më afër tyre, jo shumë distant, siç mund të jetë prime i BBV. Kiara mendoj që ishte në linjën e duhur, me një ngjyrë shumë të bukur për të nisur një rrugë shumë të gjatë që ajo ka përpara, siç është e bardha. Dhe brandi që ajo kishte ishte fantastik, që personazhet nuk para e veshin në ekran, që është YSL.

Mendoj që dhe errësimi që Kiara ka bërë te flokët i rrinte shumë bukur, se në “Portokalli” ka qenë pak më bionde. Është një emision pak i vështirë, nuk është aq i thjeshtë sa duket, për të pasur një rezultat që do jetë shumë i bukur, por në të njëjtën kohë diçka pak më sportive nga ç’jemi mësuar të shikojmë. Kjo ishte dalja e parë dhe unë doja me patjetër që Kiara të kishte material silk, sepse ka shumë sy në ekran. Plus kur vishesh me brand-e është shumë e vështirë të gabosh. /TAR/