Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo i ka habitur fansat me një postim të bërë në “Instastory”, ku ka bërë një ankesë të pazakontë dhe ka lidhje me makinat elektrike Tesla.

Arbenita ka publikuar një fotografi nga brenda një makine dhe krahas ka bërë një thirrje publike.

“A mund të mos i normalizojmë makinat Tesla, të lutem? Sidomos në Dubai”, ka shkruar modelja e njohur, duke mos treguar arsyen e kësaj kërkese të saj.

Ndërkohë kujtojmë se Ismajli ka qenë para disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me ish-bashkëshortin, Fero, me të cilin ka një vajzë. Që të dy bënë akuza shumë të forta kundrejt njëri-tjetrit, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në reagimet e saj, Arbenita ka ngritur akuza të forta ndaj reperit, duke përmendur tradhtinë, dhunën fizike, mungesën e mbështetjes prindërore.