Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP 5” u ndanë në 4 grupe dhe secili prej tyre do të qëndronte dorë për dore me njëri-tjetrin. Selin si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishte të drejtë të bënte ndarjet e grupeve.

Në grupin e kuq ajo vendosi Stenaldon, Mateon, Malin dhe Brikenën. Katër banorët kanë kaluar momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar të qeshurat, batutat por edhe bisedat e ndryshme mes tyre.

Secili prej tyre bënte nga një pyetje me radhë dhe të katërt do kthenin përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Çfarë është gjëja që të paragjykojnë më së shumti? Je në një njohje

Brikena: Pamja

Mateo: Si pamja?

 Birkena: Çdo person që kam njohur, ka menduar se unë jam ndryshe dhe i kam dalë komplet ndryshe. Për shembull, një gjë që njerëzit paragjykojnë tek unë, pamja ime i bën njerëzit të mendojnë se unë jam një tip femre shumë ndryshe nga çfarë jam unë në të vërtetë.

Mali: Çfarë mendojnë që je dhe çfarë mendon se je?

Brikena: Meshkujt kur më shohin për herë të parë mendojnë se jam shumë e llastuar, kur në fakt që jam.

Mali: Por je më e matur…

Brikena: Nuk jam fare e llastuar. Më shohin në një lokal, në një restorant, njerëzit në një impakt të parë mendojnë se jam e llastuar, po në realitet nuk jam kështu.