Prej shumë kohësh, mjalti njihet si një ndër produktet natyrore më të përdorura si në ushqyerje, ashtu edhe në mjekësinë popullore.

Ngrënia e një luge mjaltë para se të flini mund të sjellë disa dobi për shëndetin dhe cilësinë e gjumit. VizioniPlus.tv ka renditur këto përfitime, ndërsa shkrimin e transmeton KlanKosova.tv.

Gjumë më cilësor

Duke nxitur prodhimin e melatoninës, hormonit që favorizon çlodhjen e organizmit, mjalti mund ta ndihmojë trupin të kalojë në fazat e gjumit të thellë.

Mbajtja nën kontroll e sheqerit në gjak

Gjatë natës, mjalti mund të kontribuojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe, në këtë mënyrë, të shmangë zgjimet e befasishme.

Stimulimi i metabolizmit të trurit

Glukoza që gjendet natyrshëm në mjaltë i siguron trurit energji gjatë gjumit, duke ndikuar në përmirësimin e kujtesës dhe të funksioneve njohëse.

Forcimi i sistemit imunitar

Falë vetive antibakteriale dhe antioksiduese, mjalti ndihmon në përforcimin e imunitetit.

Lehtësimi i kollës dhe qetësimi i fytit të irrituar

Kur keni kollë ose irritim të fytit, konsumimi i mjaltit mund t’i zbusë këto shqetësime dhe t’ju mundësojë një gjumë më të mirë.