Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në “TikTok” një demo të vjetër të regjistruar para shumë vitesh.
Në videon që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, 35-vjeçarja shfaqet duke qeshur me vetveten, ndërsa dëgjon këngën që ka shkruar dhe incizuar në fillimet e karrierës së saj.
“Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?”, thotë autorja e hitit “I’m A Mess”, ndërsa përpiqet të përmbajë të qeshurat, duke e komentuar me humor tekstin dhe melodinë e demove të saj të hershme.
Në përshkrimin e videos, Rexha ka shtuar edhe një detaj interesant: “Dhe ishte edhe me video klip dhe gjithçka”, ka shkruar ajo, duke treguar se projekti ishte mjaft serioz në atë kohë – ndonëse tani ajo vetë e sheh si diçka qesharake.