Pak ditë më parë, Kris Jenner organizoi një festë madhështore me rastin e ditëlindjes së 70. Festa u mbajt në rezidencën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Beverly Hills, ku të ftuar ishin shumë personazhe të famshëm. Mes tyre ishte edhe Princi Harry me bashkëshortin e tij, Meghan Markle.

Fillimisht, Kris Jenner dhe vajza e saj, Kim Kardashian, publikuan në rrjetet e tyre sociale foto nga mbrëmja glamuroze, ku ndër të tjerët shfaqej edhe çifti i Sussex.

Por pak më vonë, fansat vunë re se fotot ku Meghan dhe Harry shfaqeshin, ishin hequr nga postimet.

E si pasojë, kjo solli menjëherë reagime dhe dyshime në rrjetet sociale, pasi mendohej se marrëdhëniet mes Meghan dhe familjes mbretërore britanike janë ende të tensionuara. Ndërkohë, as Kris, as Kim, dhe as çifti Sussex nuk kanë komentuar zyrtarisht për këtë veprim.

Ndërkohë një i pranishëm në festë ka treguar për “People “se çifti ka mbërritur “dorë për dore dhe shumë të lumtur”.

Meghan shkëlqeu me një fustan elegant në stil ‘wrap’ me një prerje që nxirrte në pah këmbën, ndërsa Harry zgjodhi një smoking klasik me simbolin e lulediellit të Ditës së Përkujtimit.