Jeta private e futbollistit të njohur, Armando Broja, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kudo nëpër rrjete sociale.
Kujtojmë që ylli i Kombëtares ishte në një lidhje me Jade Alyssa Wills, ndërsa prej ditësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre. Kjo për shkak se dyshja nuk e ndjek njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale.
Por nëse ka prova që ata janë ndarë, gjithashtu ka dhe prova të tjera të cilat tregojnë se janë ende bashkë.
Edhe pse nuk e ndjek më në “Instagram”, sulmuesin e Kombëtares, Jade vazhdon të ndjekë babain dhe mamanë e Brojës.
Gjithashtu, modelja vazhdon të ketë në “Instagram”, fotot dhe videot që ka postuar gjatë pushimeve në Shqipëri këtë verë.