Ajo është një nga vajzat më të ndjekura dhe më të admiruara në botë. Është fjala për modelen e famshme, Georgina Rodriguez, e cila numëron miliona ndjekës në rrjetet e saj sociale.
Megjithatë, edhe njerëzit më të njohur në planet nuk janë të imunizuar ndaj komplikimeve shëndetësore. Dhe, siç ka treguar partnerja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo, ajo është shtruar në spital prej katër ditësh.

“Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, ka treguar modelja e famshme.
Nga ana tjetër, Georgina nuk ka nguruar të falënderojë të gjithë personelin shëndetësor që është kujdesur për të gjatë këtyre ditëve.
“Më duhet të them një FALEMINDERIT të madh për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital… Ju jeni kujdesur për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Faleminderit të gjithëve për një qëndrim kaq të jashtëzakonshëm”, tha ajo, duke iu referuar spitalit gjerman në Riad.
Kur modelja mbërriti në shtëpi, gjeti një dhuratë nga fëmijët e saj. Ishte një buqetë shumëngjyrëshe me lule dhe një kartolinë me një mesazh shumë të dashur.
Kujtojmë se Georgina dhe Cristiano u takuan në vitin 2016, kur futbollisti shkoi në një dyqan Gucci në Madrid. Në atë periudhë ajo punonte si asistente shitjesh.