Gjatë një udhëtimi në këmbë nga Valbona në Theth me “Të Guximshmit”, në “E Diell”, Livia Brunga ka treguar pak në lidhje me marrëdhëniet që ajo ka me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.

Livia u shpreh se ka marrëdhënie të mira me të gjithë, nuk ka probleme me asnjë. Por vijoi duke thënë se flet dhe takohet me Rozana Radin, Laert Vasilin, Valbona Mhillin dhe Joz Markun.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri i ka habitur të gjithë kur foli në lidhje me Jozin, duke e konsideruar si ‘vëlla të madh’.

Kujtojmë se Jozi dhe Livia kanë patur mjaft debate të forta me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por mesa duket i kanë lënë pas hatërmbetjet mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Besoj se Livia është shumë e lumtur që u ka mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë dyshuar për miqësinë me Rozanën. Shoqëria juaj vazhdon edhe jashtë

Po, absolutisht po. Me Rozin kemi super shoqëri. Madje kur takoj Rozanën, shkon një javë me Rozanën. Jemi shumë shoqe, kemi marrëdhënie shumë të mirë, me familje, me motër, me të gjithë.

Por edhe me të tjerë, kam edhe Valbonën shumë xhan dhe kaloj shumë kohë me të. Kemi Jozin, i cili më ka befasuar. Jashtë jemi lidhur shumë, e shoh si një vëlla më të madh. I madh jo, se kemi të njëjtën moshë, por e kam shumë xhan.

Laerti normalisht. Unë nga Big-u marrëdhëniet e mira i kam me të gjithë, nuk kam probleme me asnjë, por me ato që dal dhe flas janë këto.