Valbona dhe Laerti kanë patur disa momente të bukura me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa në sfond kishte muzikë banorët kanë nisur që të kërcejnë dhe gazetarja ka shkuar pranë aktorit.

Valbona kërcente pranë tij dhe ai i fliste, ndërkohë ajo i thotë që të kërcejë dhe ai, të bëjë ndonjë lëvizje.

“Kërce pak”, i thotë ajo, ndërsa ai i përgjigjet: “Po kërcej nga brenda”. Më pas Laerti i thotë që t’a afrohet dhe e puth në ballë.

Pjesë nga biseda:

Laerti: Pse bëhesh e keqe kot? E bërtet e ulërit kot

Valbona: Nuk jam e keqe, më bën ti të bëhem e keqe

Laerti: Si?

Valbona: Siç më ke bërë

Laerti: S’të kam bërë gjë unë

Valbona: Unë të përqafoj siç e ndjej

Laerti: Edhe unë. Prandaj e ke bërë gjithë luftën

Valbona: Kë luftë? Për çfarë po flet?

Laerti: Bllokove gjithë frontin, nuk afrohet njeri, tokë e zënë, mbaroi muhabeti

Valbona: Unë e bëra?

Laerti: E vlerësoj shumë që e bëre këtë, domethënë i bëre shoqe, të gjitha.