Teksa të gjithë menduan se raporti i Mateos me Brikenën do të jetë më i qetë pas puthjes së tyre, në fakt gjërat duket se janë më në tension. E së fundmi në qendër të debatit të tyre është bërë Selin.

Situata u tensionua pasi Mateo u pa duke e kapur Selin nga krahu për t’a hedhur në pishinë, një veprim që nuk i pëlqeu aspak Brikenës.

Banorja reagoi menjëherë, duke i kërkuar llogari për gjestin dhe duke theksuar se marrëdhënia e tij me Selin është keqkuptuar edhe më herët nga publiku, çka e bën situatën edhe më delikate.

Pas përplasjes, Brikena Selmani ka zgjedhur të distancohet, duke e injoruar Mateon në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Nga ana tjetër, Mateo Borri është shprehur se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se veprimi i tij ka qenë spontan, pa ndonjë domethënie tjetër.

Ndërkohë, dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke shtuar dyshimet nëse kemi të bëjmë me xhelozi apo thjesht një tjetër keqkuptim brenda lojës.