Valbona Mhilli dhe G-Bani ishin dy nga personazhet më të përfolur të “Big Brother VIP 4”. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari i shprehu pëlqimin e tij gazetares, por kjo e fundit kishte një simpati për Laert Vasilin.

Mes dy ish-banorëve të këtij edicioni të katërt të reality show-t ka patur edhe debate shumë të forta dhe me tone të larta, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar jashtë saj, më këngëtarin e njohur dhe gazetaren që kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila është bërë virale.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Ata shfaqen së bashku dhe në fund i japin një përqafim të ngrohte njëri-tjetrit.

Në fakt G-Bani dhe Valbona kanë rikrijuar një prej videove më virale të tyre kur ishin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku këngëtari i thotë që të rrijë vetëm me të.