Ka mjaftuar një koment i bërë nga Don Xhoni te një postim i Loredana Bratit, që ndjekësit të ndezin rrjetin me pyetjen ‘çfarë po ndodh mes tyre?’.

Reperi i njohur ka lënë një koment në një postim të bërë së fundmi nga ish-banorja e “Big Brother VIP 4”. Ai ka lënë një emoji zemër dhe Loredana i ka kthyer përgjigje me një emoji të një kurore.

 E sigurisht që këto komente në fotot seksi të Bratit janë vënë re menjëherë nga ndjekësit, të cilët tashmë janë kuriozë të dinë se çfarë ka mes tyre.

Ende nuk dihet nëse mes tyre ka nisur ndonjë shkëndijë apo thjesht është një koment spontan, por një gjë është e qartë: rrjeti e pa, e komentoi dhe… “plasën çokollatat”.