Ditën e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, banorët janë përballur me disa të papritura, për të cilat ata nuk duhej të reagonin.
Në një moment, në ekranin e madh në living u shfaq një foto ku tregonte sikur Rogerti dhe Miri janë në nominim kokë më kokë dhe pyetja për publikun ishte “kë doni të shpëtoni?”.

Miri e pa imazhin në fjalë dhe nuk reagoi. Pas tij e vunë re edhe Mateo me Brikenën, ku kjo e fundit e komentonte por duke bërë sikur po flet për diçka tjetër.

Kujtojmë se gjatë kësaj sfide kanë hyrë dhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme, si Seno dhe Kristi.

Jo vetëm kaq, pasi në led janë shfaqur edhe lajme të rreme si për shembull që Gimbo është arrestuar.