Kourtney Kardashian, e njohur si një nga figurat më të qeta të familjes Kardashian-Jenner, po kalon një periudhë të tensionuar mes konflikteve të brendshme, sidomos me motrën e saj, Kim Kardashian.

Pas shumë vitesh në qendër të vëmendjes dhe pjesëmarrjes aktive në reality show-n “Keeping Up with the Kardashians”, Kourtney vendosi të largohej nga projekti në vitin 2020.

Tani, ajo ka kërcënuar të heqë dorë edhe nga seria e re “The Kardashians”. Sipas burimeve të afërta, Kourtney është lodhur nga presionet e vazhdueshme të industrisë dhe po dëshiron të përqendrohet në jetën e saj familjare dhe privatësinë.

Kjo vendimmarrje ka shkaktuar tensione të forta me Kim, e cila e ka kritikuar për largimin dhe i ka kujtuar se sukseset e Kourtneyt në botën e biznesit do të ishin të pamundura pa ndikimin dhe famën e familjes Kardashian.

Ky konflikt nuk është thjesht një diferencë mendimesh për kohën që kalojnë në ekran, por një përplasje mes kërkesave të industrisë dhe dëshirës së Kourtney-t për një jetë më të thjeshtë dhe më private.

Kourtney, e martuar me Travis Barker dhe e përkushtuar ndaj jetës familjare, është duke ndjekur një filozofi që nënvizon vlerën e një jete më të qetë dhe më të balancuar, e cila shpesh herë është në kundërshtim me angazhimet dhe kërkesat e motrave të saj për të qëndruar në qendër të vëmendjes.