Pas muajsh tensione, deklaratash publike dhe përplasje të hapura në rrjet, marrëdhënia e Stresit dhe Jozefin Markut duket se ka marrë një kthesë të papritur.
Një ditë më parë, Jozi ka publikuar në “Instastory” disa foto dhe video nga një drekë ku ai shfaqet së bashku me Sali Lushajn, babain e reperit të njohur.
Këto postime ndezën menjëherë aludime për një paqe të mundshme mes palëve. Takimi vjen pas një periudhe të gjatë konfliktuale, që filloi pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy këngëtarët shkëmbyen kritika dhe akuza publike.
Për një kohë, madje qarkulloi edhe një video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte, moment që u komentua gjerësisht, por më pas u mohua nga vetë Stresi, i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se Jozi “gabonte” me të.
Por këtë herë, Jozi theksoi se bëhej fjalë për një drekë të qetë mes miqve të përbashkët dhe se mes tij dhe Stresit nuk ka asgjë të keqe personalisht.
“Ai ka impenjimet e veta, unë të miat. Por ne gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë njëri-tjetrit vetëm të mirat,” është shprehur Jozi në postimet e tij.
Takimi me Sali Lushajn po interpretohet si një veprim me peshë, ndoshta një sinjal i qartë paqeje, apo një përpjekje për të ulur tensionet që janë shndërruar prej muajsh në çështje publike.



