Studime të fundit tregojnë se çiftet që nuk ndihen të detyruar të festojnë 14 shkurtin raportojnë kënaqësi më të lartë në marrëdhënie. Në vend të një dite simbolike, ata fokusohen te komunikimi i përditshëm, mirëkuptimi emocional dhe gjestet e vogla gjatë gjithë vitit.

Duke shmangur pritshmëritë e ekzagjeruara dhe krahasimet, ata përjetojnë më pak stres dhe zhgënjim, çka i lejon lidhjes të rritet më natyrshëm dhe më sinqerisht.

Rikujtojmë se Time Out ka rifreskuar me dashuri listën e tij të vendeve më të mira për një udhëtim romantik me personin e zemrës, dhe një destinacion aspak sekret ka fituar kurorën. Ka vende që janë perfekte për një udhëtim romantik sepse kanë një kuptim të veçantë për ty dhe partnerin tënd dhe pastaj ka qytete kaq të bukura, kaq të mbushura me restorante me qirinj, shëtitje panoramike dhe madje edhe muze të tërë të dedikuar dashurisë, saqë thjesht rrezatojnë romancë.

Por cili është qyteti më romantik nga të gjithë? Parisi. Pikërisht, media Time Out ka investuar shumë dashuri në rifreskimin e listës së qyteteve më romantike për pushimet e Shën Valentinit në Europë dhe kryeqyteti francez ka zënë vendin e parë.