Legjenda e muzikës pop, Cher, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alexander “AE” Edwards. Gjatë një interviste në emisionin “CBS Mornings”, më 4 nëntor, 79-vjeçarja u shpreh se nuk e konsideron diferencën prej 40 vitesh një problem.

“Çfarëdo që të thonë të tjerët… ata nuk jetojnë jetën time”, tha artistja, duke shtuar: “Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne thjesht e kalojmë shumë mirë”.

Cher shtoi se 39-vjeçari nuk ka problem me moshën: “Ai thotë: ‘Ti plakesh, por shpirti yt mbetet i ri’”.

Përse funksionon marrëdhënia e tyre?

Për Cher-in, është thjesht gëzim dhe dashuri: “Ne qeshim gjithë kohën. Unë thjesht e dua atë”. Ajo gjithashtu e përshkroi Edwards si “një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur”.

Përveç lidhjes romantike, 79-vjeçarja ka krijuar një marrëdhënie të ngrohtë me djalin 6-vjeçar të Edwards, Slash.

“Unë kisha thënë: ‘Zot, më jep një fëmijë dhe një burrë’ dhe mora saktësisht atë që kërkova”, tha ajo duke qeshur.