Sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” ka nisur transmetimin mbrëmjen e djeshme në ekranin e madh të Top Channel. E ftuara e parë ishte influencuesja e njohur, Sara Hoxha, e cila ka folur pak edhe për jetën e saj private.

Në një moment gjatë intervistës, Sara është ndalur edhe te ndarja e saj me këngëtarin e njohur, Ledri Vula. Ajo u shpreh se me vajzën është treguar e sinqertë në lidhje me këtë temë delikate.

Më pas, Sara u pyet dhe për lajmin që qarkullon nëpër portale rreth një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj. Hoxha tha se i uron vetëm lumturi ish-partnerit të saj.

“Lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Gjithsecili ka jetën e vetë. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit”, u shpreh Sara Hoxha.