Juela dhe Stenaldo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin ditën e sotme, pas deklaratës që banori kishte bërë te Dhoma e Rrëfimit për banoren. Por jo vetëm kaq, Stenaldo në një moment i është drejtuar asaj duke i thënë “Juela ime”, të cilën shumë banorë e përdorën dhe e thërrisnin gjithë mëngjesin e sotëm ashtu.

Teksa Juela i tha se e shikon vetëm si shok, Stenaldo tha se edhe ai ka të njëjtin mendim si ajo dhe nuk ka ndjenja për të.

Pjesë nga biseda:

Stenaldo: Këtë gjënë e bëra për të ngacmuar situatën, nuk e bëra natyrshëm, nuk ishte një gjë që nuk e planifikova. E mendova dhe e thashë ashtu, e funksionoi më mirë se sa ma mori mua mendja.

Juela: Këtyre po iu djeg. Mua nuk më shqetësojnë këta këtu, zero

Stenaldo: Publiku jashtë?

Juela: Nuk dua që publiku jashtë të presë diçka nga ne

Stenaldo: Ti mendon që publiku jashtë nuk e sheh distancën që ne kemi bashkë?

Juela: Mendoj që po. Unë jam tip i dashur, i përqafoj njerëzit dhe kjo gjë mund të keqkuptohet

Stenaldo: Ashtu jam edhe unë

Juela: Nuk dua që ti pas një video që ke thënë kështu, pavarësisht nga shoqëria jonë që kemi këtu, respekti, vlerësimi, edhe si lojtar se ne shkëmbejmë mendime dhe për atë punë. Nuk dua që jashtë të merret si një gjë që ne presim më shumë.

Stenaldo: Ne e kemi super qartësuar këtë.

Juela: Sa për këta, le të flasin, namin të bëjnë, zjarrin t’ia vënë shtëpisë, fare nuk më intereson, këta i përballoj të gjithë, njëri pas tjetrit.

Stenaldo: Ki parasysh që njerëzit jashtë e shohin programin dhe nuk nisen nga një fjalë

Juela: Nuk dua të dal në rolin e asaj që ka shok Stenaldon, rri afër me të, kanë një raport të afërt që në fillim… I bie që kur dikush jep një vlerësim, e falënderoj dhe mbyllet aty. Miqësia ecën përpara, pa asnjë lloj aspektative më shumë.

Stenaldo: Juelë, të kisha pritur më shumë prej teje ose të kisha ndjerë më shumë, do e kisha thënë. Kurrë nuk kam pretenduar një gjë ekstra përtej saj.

Juela: Banorët le të flasin, të komentojnë “Juela ime”, të gjitha, sepse nuk më intereson fare që t’u jap shpjegime atyre.

Stenaldo: Unë të them ti shohësh gjërat më thellë nga sa duket në sipërfaqe. Se ça raporti kanë dy njerëz dhe ça ndjeshmërie, ndjesie kanë dy njerëz për njëri-tjetrin, nuk duket nga një fjalë.

Juela: Normale

Stenaldo: E jo vetëm aq, por edhe sikur ta stisësh, kur ti t’ia lejosh vetes dhe unë të bëjmë këtu një lojë, prapë duket. Pra qëllimi im nuk ka qenë ky. Po të kisha patur një ndjesi ekstra për ty si person, do ta kisha shprehur aty, do ta kisha shprehur ty të parën.

Juela: Kjo që po thua është shumë e rëndësishme. Unë vlerësimin që ke bërë te Dhoma e Rrëfimit që u dha në Prime, unë e dija. Ma ke thënë në një mënyrë apo tjetër.

Stenaldo: Unë nuk kontroll dot çfarë vendosin regjia, produksioni, programi për të nxjerrë në Prime. Në Dhomën e Rrëfimit jam shprehur për Brikenën, Mateon, Malin, në dimensione të tjera sigurisht.

Juela: Ne mund të vendosim si mund të reagojmë, kjo është e vetmja gjë që kemi në kontroll

Stenaldo: Ne do vendosim që të kuptojmë njëri-tjetrin, kjo është çështja

Juela: Unë të kuptoj shumë mirë ty, ti më kupton shumë mirë mua