Ditën e sotme u fol shumë mes banorëve të “Big Brother VIP 5”, për zgjedhjen e liderit të parë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa po bisedonin për punët e shtëpisë, se si ti ndanin me njëri-tjetrin, në mënyrë që shtëpia të rrinte në rregull, biseduan edhe për liderin.

Disa prej banorëve u shprehën se do të vinte një zarf, e ata duhej të votonin për banorin që do të bëhej lider. E kështu ndodhi.

“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e parë të shtëpisë të këtij edicioni të Big Brother VIP. Secili prej jush me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider. Këtë rol e fiton ai/ajo që ka më shumë vota. Kujdes, lideri do të ketë një rol të rëndësishëm në sfidën e buxhetit javor”, shkruhej në zarfin e bardhë që hyri sot në shtëpinë e BBV 5.

E me shumicë votash, lideri i parë u zgjodh Armiri.