Aktorja e njohur, Kristen Bell, është duke u përballur me kritika të forta në rrjetet sociale pas një postimi për 12 vjetorin e martesës me bashkëshortin, Dax Shepard.
Në postimin e saj, Kristen ndau një foto të çiftit duke u përqafuar, por fokusin e mori shkrimi që e shoqëroi imazhin:
“Gëzuar 12 vjetorin e martesës burrit që dikur më tha: ‘Nuk do të të vrisja kurrë. Shumë burra i kanë vrarë gratë e tyre në një moment të caktuar. Edhe pse kam shumë arsye për të të vrarë, nuk do ta bëja kurrë’”.
Ky dedikim shkaktoi reagime të ashpra, sidomos pasi tetori në SHBA është muaji i Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje.
Shumë komentues e kritikuan aktoren për “mungesë konteksti” dhe ndjeshmëri ndaj viktimave të dhunës bashkëshortore:
“Të lutem rimendoje postimin, duke marrë parasysh muajin për ndërgjegjësimin e dhunës në familje”.
“Kjo është diçka e trishtë dhe mizore për t’u thënë, duke ditur që mijëra gra kanë humbur jetën nga burra që i besonin”.
“Të kujtohet se dhuna bashkëshortore s’është shaka; postimi mund të ndikojë te viktimat”.
Kristen Bell nuk ka reaguar publikisht, por ka vendosur kufizime për komentet në postimin e saj.