Mbrëmjen e djeshme ka nisur transmetimin reality show më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ku janë prezantuar 16 konkurrentët e parë.

Ditën e sotme, pasi banorët janë zgjuar nga gjumi, Vëllai i Madh ka futur edhe zarfin e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në zarfin e bardhë ishte e shkruar sfida e parë për banorët e këtij edicioni të katërt të BBV, nga Coca-Cola.

Zarfin e lexoi Egli dhe në të shpjegohej e gjithë sfida, e cila kësaj radhe nuk kishte të bënte me lojën, por me zemrën. Banorët do të zgjidhnin një konkurrent tjetër dhe do të bënin gjeste mirësie.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Banorë, Vëllai i Madh ka një mesazh të veçantë për ju. Në kuadër të fushatës së Coca-Cola çdo kush mund të bëhet një babagjysh, ju ftojmë të bëheni pjesë e shpirtit të festave duke sjellë buzëqeshje dhe ngrohtësi te njëri-tjetri.

Këtë herë, sfida juaj nuk lidhet me lojën por me zemrën. Bëni një akt mirësie ndaj njërit prej banorëve të shtëpisë, të cilin e zgjidhni vetë. Ju mund të: përgatisni mëngjesin për dikë, rregulloni krevatin e dikujt, jepni një kompliment që ju del nga zemra ose çdo veprim tjetër që do ia bëjë dikujt ditën më të bukur.

Ju do të keni mundësinë që të bëni këto gjeste mirësie përgjatë dy ditëve në vijim, duke sjellë gëzim dhe pozitivitet te njëri-tjetri. Kjo është mundësia juaj për të treguar se edhe në një lojë mirësia ka vend, sepse në fund të fundit çdo kush mund të bëhet një babagjysh. Shijoni këtë moment dhe lëreni festat të ndriçojnë shtëpinë tuaj sepse botës i duhen më shumë babagjyshë”, thuhej në zarf.