Pas një muaji, ka ardhur puthja e parë e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”. Ina dhe Keijsi kanë dhënë puthjen e parë pas një debati që patën me njëri-tjetrin.
Motra e Keijsit, Sara Hyseni, ishte ditën e sotme në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se nuk e priste fare këtë puthje.
“Nuk e prisja fare. Kur e pashë sot në mëngjes se ma kishin dërguar njerëzit nëpër inbox-et e mia, thashë ça ka ndodhur. Pse kam gjithë këto mesazhe”, tha Sara.
E pyetur nga moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni se ‘si iu duk?’, motra e Keijsit u përgjigj:
“U surprizova, po tani nëse e kanë ndjerë për tu bërë është ok se duhet pak dashuri”.
Ndërsa e pyetur se “mami çfarë tha?”, Sara u shpreh:
“Me thënë të drejtën nuk e kam takuar akoma dhe ne jemi në punë gjithë ditën. Nuk kemi mundësi të flasin, as telefon nuk kemi pasur. Por do diskutojmë”.
Kujtojmë se Ina dhe Keijsi kanë vendosur që t’a mbajnë sekret puthjen e tyre nga banorët e tjerë. Ditën e sotme shumë prej tyre kanë pyetur njëri-tjetrin se kur mund të ndodhë puthja.



