Juliana Nikolli është motra e banores së “Big Brother VIP 5”, Juela, e cila ditën e sotme ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”. Ajo ka komentuar lojën e së motrës, por edhe gjestin e ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Seno, ndaj Juelës.

Gjatë Prime-t të së shtunës, Seno hyri në shtëpinë e BBV 5 dhe i dërgoi një buqetë të madhe me trëndafila. Lidhur me këtë, Juliana u shpreh se iu është bërë qejfi se e pëlqejnë Senon si personazh.

Por ajo shtoi se duke e njohur të motrën, për momentin nuk shikon diçka romantike, por vetëm miqësore.

Pjesë nga intervista:

Si e komenteve ti dhe familja juaj atë buqetë me lule të Senos?

Normalisht që ne na u bë shumë qejfi se Senon e kemi qejf si personazh, shumë lozonjar, shumë pozitiv. Na është bërë qejfi që Juela dhe Seno ishin duke krijuar një marrëdhënie shoqërore bashkë, normalisht e vlerësuam shumë. Buqetën me lule nuk e prisnim fare, por besoj se është më shumë një marrëdhënie miqësore.

Seno nuk e do miqësore, me sa u kuptua nga poezia

Nga poezia nuk na u duk shumë miqësore, por duke njohur motrën time dhe duke parë mimikat e saj…

Njeh motrën, po nuk njeh Senon. Ti nuk sheh shkëndija te motra jote për Senon?

Nuk e di, për momentin nuk shoh diçka romantike

Prindërit çfarë thanë?

Prindërit u gëzuan, se të gjithë e kemi shumë qejf Senon. Ne nuk ndërhyjmë te pëlqimet e Juelës, ajo e di më mirë se ne, por për momentin me aq sa e njoh nuk mendoj se është diçka më shumë.