Festat ekskluzive të reperit Sean Diddy Combs për të pasurit dhe të famshmit kanë qenë gjithmonë të mbuluara nga misteri. Por TMZ ka zbuluar arsyen pse.

Diddy ka kërkuar nga të ftuarit që të firmosin një marrëveshje standarde moszbulimi (NDA), e cila ndalon ndarjen e informacionit të lidhur me të, familjen e tij, partnerët aktualë apo të mëparshëm, miqtë ose bashkëpunëtorët e tij.

Dokumenti në fjalë ndalon të ftuarit të fotografojnë, filmojnë ose regjistrojnë. Askush nuk duhej që të bënte një gjë të tillë pa lejen e reperit. Madje, përmenden posaçërisht rrjetet sociale ku postimi i fotove pa miratimin e Diddy-t është i ndaluar.

Të ftuarit nuk lejoheshin të jepnin intervista, të shkruanin libra apo të përhapnin informacione për Diddy-n ose për festat, pa leje paraprake me shkrim.

Kjo marrëveshje, e cila zgjat gjatë gjithë jetës së artistit dhe për 20 vite pas vdekjes së tij (ose për një total prej 70 viteve – cilado qoftë më e gjatë), është padyshim një nga më afatgjatat e këtij lloji.

Siç e dini, Diddy u arrestua në shtator, i akuzuar për trafikim seksual me forcë, mashtrim apo shantazh dhe transport për qëllime prostitucioni.