Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 5” solli emocione dhe surpriza, ndërsa në shtëpi u rikthye ish-banorja, Egli Tako. Ajo ishte pjesë e jurisë së spektaklit “Miss & Mister Big Brother”, duke dhënë vlerësimet e saj për konkurrentët. Por përtej rolit të saj në juri, një moment i veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale

Gjatë mbrëmjes, Egli u përball me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe plot familiaritet, gjë që nuk kaloi pa u vënë re.

 “Ça po bën, si të kam zemër?”, iu drejtua Gimbo me tone miqësore.

Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”.

Një shkëmbim i thjeshtë, por mjaftueshëm për të ndezur diskutime online.