Aktorja Charlize Theron ka rrëfyer se gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit ‘Atomic Blonde’, u fut aq shumë në rol sa theu dy dhëmbë.


Aktorja afrikano-jugore luan rolin e Lorraine Broughton, një spiune britanike në një mision të rëndësishëm në Berlinin e viteve ’80, në prag të rënies së murit të perandorisë sovjetike.


Në filmin që pritet të dalë në kinema gjatë muajit gusht aktorja ka preferuar t’i realizojë vetë skenat me aksion. Si pasojë, dhëmbët e saj tashmë janë në gjendje shumë të keqe pas frakturave dhe i duhet të operohet.


14 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)