E fejuara e Chris Brown, Karrueche Tran, nuk e ka pritur mirë lajmin e puthjes mes shokut të saj dhe ish-të dashurës së tij, Rihanna, gjatë ndarjes së çmimeve të MTV Video Music Awards.


Aktorja është parë të puthej në paskuinta me Brown, sapo ka marrë çmimin për videon më të mirë të vitit. Ish-çifti, i cili kishte “ushqyer” më parë zërat për një rilidhje të mundshme, është fotografuar në disa skena mjaft intime.


Fotot kanë xhindosur Tran. “Karruche është tërbuar fare. Për të kjo është si një shuplakë në publik. Ajo dhe Rihanna urrehen, e Chris kohët e fundit po shikon terezinë e saj”, ka thënë një  burim për “Us Weekly”.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)