Aktori i njohur Christian Bale është shfaqur me një transformim drastik në rrugët e Atlantës, ku po xhiron filmin e tij më të ri me temë sportive, “Madden”. Fituesi i çmimit Oscar, 51 vjeç, është vënë pothuajse i panjohur nga publiku për shkak të pamjes së tij të re,/
Filmi është një projekt i regjisorit të njohur David O. Russell dhe sjell për herë të parë në ekran historinë e John Madden, një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit amerikan. Rolin e Madden e luan Nicolas Cage, i cili është transformuar po ashtu ndjeshëm për këtë pjesë, me flokë të gjatë dhe një kostum që e bën të duket më i shëndoshë.
Në kast marrin pjesë edhe John Mulaney si Trip Hawkins, themeluesi i Electronic Arts, dhe Sienna Miller si Carol Davis, bashkëshortja e Al Davis.
Sipas Amazon Studios, që qëndron pas këtij projekti ambicioz, filmi do të pasqyrojë rrugëtimin e Madden që nga sukseset në fushën e lojës me Al Davis dhe ekipin e Raiders, deri te krijimi i lojës ikonike Madden NFL dhe transformimi në një nga zërat më të dashur të sportit në SHBA.
Transformimi i Bale dhe Cage ka habitur fansat, me shumë komentues që nuk i kanë njohur aktorët në fotot e shpërndara nga xhirimet. Filmi pritet të jetë një prej produksioneve më të përfolura të viteve të fundit në zhanrin sportiv dhe biografik
