“Nëse do të isha gay do ta pranoja”: kështu ka deklaruar Christian De Sica, i cili javët e fundit është përfolur për një marrëdhënie me aktorin Paolo Conticini.
De Sica ka rrëfyer për faqet e “Diva e Donna” se përgënjeshtron plotësisht fjalët që qarkullojnë mbi homoseksualitetin e tij.
“Kur je i suksesshëm përfundon që të “bezdisësh” shumë persona dhe disa prej tyre përpiqen të sajojnë diçka. Është një vend të çmendurish ky yni””, ka thënë De Sica. Aktori popullor, protagonist i dhjetëra filmave, që kanë hyrë në historinë e kinematografisë italiane, mbrohet nga gjuhët e liga që e duan të martohet “për koperturë” duke deklaruar se: “Është budallallik. E di sa çudira kanë thënë për familjen time? Që kisha miliarda në Zvicër, kur unë vdisja urie. Që nëna ime ishte lesbike. Që babai im kishte një dashnor burrë”.
Christian pranon se është shumë i lidhur me Conticini, të cilin e ka si vëlla. Miqësia e tyre ka lindur gjatë xhirimeve të “Uomini, uomini, uomini” (historia e katër miqve homoseksualë) e është forcuar më vonë, kur Paolo Conticini i ka qëndruar shumë pranë Christian, kur ky i fundit ka pasur probleme.
25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)