“Të gjithë më pyesin si jam, u largova nga Italia me kollë dhe dhimbje kockash, thashë: marr brufen dhe pas dy-tre ditësh do të kalojë, por nuk ndodhi kështu”. Christian Vieri ka treguar për pushimet e tij në Maldive me bashkëshorten e tij Costanza Caracciolo dhe vajzat Stella dhe Isabel, të cilat përfunduan herët për shkak të problemeve shëndetësore. “Para tre ditësh shkova te mjeku, i cili më tha: “Dëgjo, mushkëria e majtë është mirë, e djathta po fishkëllen pak”-tha Bobo me shaka.

“Kam tre ditë që marr antibiotikë, pushimet kanë mbaruar. Një ose dy ditë në plazh dhe do të shihemi në Milano.” “Ishte vërtet keq, ai i kaloi këto pushim në shtrat”-tha bashkëshortja Caracciolo. “Ne menduam se me diellin dhe detin e Maldiveve kolla e tij do të largohej dhe në vend të kësaj ajo u përkeqësua”.