
Ajo solli në jetë fëmijën e saj të dytë në muajin gusht, por vetëm një muaj më pas Christina Aguilera është shfaqur në formë të shkëlqyer teksa është fotografuar me të fejuarin e saj, Matt Rutler në Los Angeles.
Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën e quajti Summer Rain, ndërkohë që ka edhe një djalë 6 vjeçar nga martesa e saj e parë me Jordan Bratman.

Ndryshe nga hera e dytë, pas lindjes së fëmijës së saj të parë, ajo shtoi shumë në peshë dhe iu nënshtrua dietave të rrepta për t’u rikthyer sërish në formë.
24 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)