Tom Hiddleston dhe Zoe Ashton janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Aktorja 40-vjeçare e zbuloi lajmin në një intervistë për revistën Vogue. Pas njoftimit, çifti mori pjesë në premierën e filmit të Hiddleston “The Life of Chuck” të shtunën, më 7 qershor, në festivalin SXSW në Londër. Ashton veshi një fustan mëndafshi ngjyrë qielli nga Emilia Wickstead për paraqitjen e saj në tapetin e kuq.
Dy aktorët u takuan në vitin 2019 kur luajtën së bashku në shfaqjen “Betrayal” dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë në tetor 2022. Në qershor të atij viti, Ashton bëri paraqitjen e saj të parë publike me një bark të fryrë në një shfaqje speciale të filmit të saj “Mr. Malcolm’s List”. Atë herë, aktorja eci në tapetin e kuq e veshur me një fustan prej tyli me detaje me rruaza, të dizenjuar nga Sabina Bilenko Couture. Në mars 2022, Hiddleston bëri një deklaratë të rrallë për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Los Angeles Times. “Jam shumë i lumtur ”-tha aktori vetëm disa muaj pas paraqitjes së parë publike të çiftit në tapetin e kuq të Çmimeve Tony 2021.