Pas dënimit të tij javën e kaluar, reperi Sean “Diddy” Combs është pritur me duartrokitje nga të burgosurit në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn.
Sipas avokatit të tij, Marc Agnifilo, të burgosurit e kanë parë rastin e Diddy-t si një “fitore të rrallë kundër sistemit”, duke thënë: “Nuk shohim kurrë askënd që e mposht qeverinë”.
Kujtojmë se Diddy u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual dhe komplot për shantazh.
Megjithatë, ai u shpall fajtor për organizim transporti me qëllim prostitucioni dhe përballet me deri në 10 vite burg.
Avokati i tij theksoi se reperi është i qëndrueshëm emocionalisht, pavarësisht presionit të lartë dhe rrethanave.