Të rritesh si fëmijë i një ylli të njohur shpesh vjen me privilegje, por edhe sfida të mëdha, sidomos për ata që duan të krijojnë karrierën e tyre pa qenë gjithmonë në hije të prindërve. Një mbiemër i njohur mund të hapë dyer, por gjithashtu sjell pritshmëri, paragjykime dhe vëmendje të tepruar.
Disa fëmijë kanë zgjedhur të ndryshojnë mbiemrin e tyre për të ndërtuar një identitet profesional të veçantë, qoftë në të njëjtin fushë me prindërit, qoftë në një drejtim krejt tjetër.
Ja disa nga rastet më të njohura:
Suri Cruise – Suri Noelle
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Suri, vajza e Katie Holmes dhe Tom Cruise, së fundmi përfundoi shkollën e mesme në New York. Në programin e diplomimit, emri i saj u shfaq si Suri Noelle dhe jo Suri Cruise. Kjo lëvizje u interpretua si një distancim i parë nga mbiemri i njohur i babait të saj.
Shiloh Jolie-Pitt – Shiloh Jolie
Në ditëlindjen e saj të 18-të, Shiloh Jolie-Pitt, një nga gjashtë fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kërkoi ligjërisht të hiqte “Pitt” nga mbiemri i saj. Edhe disa nga motrat e saj përdorin vetëm “Jolie” në dokumentet publike, si Vivienne Jolie dhe Zahara Marley Jolie. Angelina Jolie vetë kishte hequr mbiemrin e babait të saj, Jon Voight, në vitin 2002.
Malia Obama – Malia Ann
Për të shmangur paragjykimet që vijnë nga fakti që është vajza e një presidenti të mëparshëm, Malia Obama debutoi si regjizuese në Sundance Film Festival duke përdorur vetëm emrin e mesëm, Malia Ann, pa mbiemrin Obama. Kjo i lejon të ndërtojë karrierën e saj duke u vlerësuar për meritat personale dhe jo për mbiemrin që mban.


