Ben Affleck duket se ndodhet në një situatë të ndërlikuar mes dy ish-bashkëshorteve të tij, Jennifer Garner dhe Jennifer Lopez. Duket se ata po përpiqen që të gjejnë një balancë në marrëdhëniet e tyre.

Sipas një burimi, Lopez po i kërkon Affleck që të kalojë më shumë kohë me të dhe fëmijët e saj, pasi ndihmon që të krijohet një model i ri familjar pas divorcit.

Por nga ana tjetër, Ben po përpiqet që të ruajë gjithashtu edhe lidhjen me Garner, me të cilën ka tre fëmijë.

Një tjetër burim tregon se Garner, pavarësisht se është në një marrëdhënie me John Miller, dëshiron që fëmijët e saj të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me babain e tyre dhe për këtë arsye, ajo vazhdon të përfshijë Benin në aktivitete familjare.

Edhe pse ka respekt të ndërsjellë mes Affleck dhe Garner, burimi thotë se nuk ka shpresa për një ribashkim mes tyre.

“Ajo do të vazhdojë të sigurohet që ata të kalojnë kohë së bashku si familje dhe të përfshijnë Benin”, vuri në dukje burimi, duke shtuar: “Jen është mirënjohëse që Beni është mirë”.