E ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ në ‘Top Albania Radio’ ishte modelja dhe prezantuesja Beniada Nishani. Bukuroshja padyshim qe nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve ‘pikante’ të Salsano Rrapit dhe Adi Pojanës lidhur me jetën e saj personale, ‘Big Brother Vip Albania’ dhe jo vetëm.
Cila është ëndrra më e madhe e saj dhe kë zgjedh mes televizionit dhe modelimit Beniada?
Ëndrra ime më e madhe është Sanremo, në prezantim pse jo. Unë italishten e flas shumë mirë. E shoh veten time më mirë në moderim, në televizion. Lumturohem më shumë kur jam në televizion.
Cilin mbiemër preferon Beniada, Nishani apo Jakic?
Të dyja. Ne pasaportë e kam Nishani, po Jakic e kam nga gjyshi dhe e kam si kujtim.