Këngëtarja e njohur, Egli Tako, po e forcon gjithnjë e më shumë praninë e saj në muzikë. Menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4’, ajo publikoi disa këngë që u pritën mjaft mirë publiku. E mesa duket ka vendosur që të mos ndalet në karrierën artistike.

Një ditë më parë, Egli ka bërë një postim në “Instastory”, ku ndau disa pamje që mendohet të jenë nga videoklipi i këngës së re, e cila mban titullin “Nëse t’kujtohem”.

Projekti është prezantuar me mbishkrimin “Në punim”, duke ngritur pritshmëritë e publikut për një material të veçantë.

Përveç televizionit, ku tashmë është pjesë e emisionit “E Diell” me rubrikën “Yes Day”, duket qartë se fokusi i saj kryesor mbetet muzika. Tani, mbetet për t’u parë se si publiku do ta presë këtë projekt.