Shumë personazhe të njohur në mbarë botën udhëtuan drejt Venecias për dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez. Por kishte nga ata që kishin plane të tjera dhe e refuzuan ftesën.

Një ndër to është aktorja e famshme, Salma Hayek, e cila mungoi në ceremoninë e shumëpërfolur. E cila ishte arsyeja? Ajo zgjodhi që të shijojë energjinë e Festivalit Glastonbury në Angli.

Në vend të fustaneve glamuroze buzë kanaleve të Venecias, Hayek u shfaq në mes të turmës artistike të Somerset, në krah të emrave si Stella McCartney, Cara Delevingne, Anya Taylor-Joy dhe Chelsea Handler.

Një zgjedhje ndryshe, por aspak e papërshtatshme për dikë që njihet për shpirtin e saj të lirë dhe refuzimin për të ndjekur gjithmonë protokollin e të famshmëve.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, miliarderi francez Francois-Henri Pinault, ishte pjesë e festimeve në Venecia, i fotografuar në një “taksi uji” përkrah Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.