I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë sociologu Gëzim Tushi për të folur më shumë për një fenomen gjithnjë e më të komentuar siç është tradhtia.
A çon mungesa e dashurisë në tradhti?
Është një nga arsyet sepse tutkalli që e mban të fortë lidhjen, ndjenja e dashurisë është një lloj garanti.
Cilat janë sinjalet e para që dikush po tradhton?
Janë të shumta. Sinjali më i sigurtë është në shtratin martesor, sa më të rralla të jenë aktet, nëse nuk janë shëndetësore, është një sinjal i dukshëm. Nëse nuk kanë qejf të kthehen në shtëpi, kur vjen e hëna thonë ‘shyqyr’, se shkojnë në punë. Ka dhe arsye të tjera. Në shoqërinë shqiptare, problemi i higjienës personale nuk është në nivelin e duhur. Kjo sjell neveri në marrëdhënien në çift./TAR