Një studim i veçantë nga aplikacioni i takimeve “Wisp” ka hedhur dritë mbi se cilat janë tiparet më të dëshirueshme të një partneri ideal sipas 1,200 beqarëve britanikë që ndërtuan “partnerin perfekt” duke zgjedhur pjesë të ndryshme nga fytyra dhe karakteri i personazheve të njohur të Britanisë. Nga flokët e Jason Statham te humori i Jeremy Clarkson dhe qëndrimi i Emma Willis, ky kombinim i pazakontë është futur edhe në sistemin e inteligjencës artificiale për t’u vizualizuar.

Në krye të listës për flokët më të dëshirueshme është Jason Statham, me 53% të të anketuarve që preferuan kokën e tij pa flokë ndaj emrave si David Beckham apo Harry Styles. Syte blu të Piers Morgan morën 41% të votave, duke lënë pas Idris Elbën (33%) dhe Jamie Dornan (6%).

Hunda më të preferuar e kishte Sam Thompson (29%), ndërsa goja e Jamie Laing nga “Made in Chelsea” ishte zgjedhja e parë për 51% të të anketuarve. Trupi ideal? Ai i boksierit Tommy Fury, që la pas Joe Wicks dhe Anthony Joshua. Zëri më tërheqës sipas beqarëve britanikë e ka Richard Ayoade, me 56% të votave, përpara aktorit Tom Holland (28%). Kur vjen puna tek humori, Jeremy Clarkson ishte zgjedhja kryesore me 41%, duke tejkaluar Romesh Ranganathan (29%) dhe Mo Gilligan (17%).

Për qëndrim dhe karizëm, Gary Lineker, ish-futbollist dhe analist u përzgjodh si modeli më ideal, para Danny Jones dhe Simon Cowell. Nga ana tjetër, “gruaja perfekte” sipas këtij sondazhi nis me flokët bionde të Molly-Mae Hague, të preferuara nga 45% e të anketuarve. Ajo lë pas Rose Ayling-Ellis (23%) dhe Zara McDermott (21%). Sytë më të bukur? Michelle Keegan, e ndjekur nga Florence Pugh dhe Dua Lipa. Hunda më e pëlqyer ishte ajo e prezantueses Maya Jama (33%), ndërsa buzët e Jesy Nelson morën pothuajse gjysmën e votave (48%).

Përsa i përket trupit ideal, Amanda Holden ishte zgjedhja kryesore me 38%, përpara Sophie Habboo (37%) dhe Abbey Clancy (16%). Zëri më tërheqës? Cat Deeley (39%), me AJ Odudu ngushtë pas saj (38%). Kur flasim për humor, Harriet Kemsley u përzgjodh nga 45% e pjesëmarrësve, ndërsa për qëndrim dhe personalitet, Emma Willis doli në krye.